Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë eliminuar në gjysmëfinale të volejbollit në Lojërat Olimpike.
Amerikanët u mposhtën 3:2 nga Polonia në një ndeshje spektakolare nga fillimi deri në fund, shkruan Gazeta Express.
Polakët e nisën mirë takimin, duke fituar setin e parë me shifrat 25:23, teksa në të dytin u deshën më shumë se 25 pikë për ta përcaktuar fituesin.
Amerika triumfoi 27:25, teksa në setin e dytë e shkatërroi Poloninë 25:14.
Dhe kur u mendua se do të përfundonte gjithçka në setin e katërt, Polonia të udhëhequr nga Kurek dhe Leon triumfuan në setin e katërt 25:23 dhe në tie-break 15:13 për ta arritur finalen e madhe.
E në finale, Polonia do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Italisë dhe Francës, përballje kjo që zhvillohet nga ora 20:00 sonte.