string(51) "super-ndeshje-super-atmosfere-prizrenasit-ne-finale"

Basketboll

Gazeta Express

30/01/2025 21:34

Super ndeshje, super atmosferë, prizrenasit në finale

Basketboll

Gazeta Express

30/01/2025 21:34

Një super ndeshje është zhvilluar në Prizren në një atmosferë, ku Bashkimi fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 90:73 (20:20, 15:21, 25:16, 30:16), për tu kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës.

Vendasit të përkrahur nga tifozët e filluan për mrekulli ndeshjen, me një seri prej 9:0, por mysafirët u rikthyen shpejt, ku çereku i parë përfundon 20:20. Periudha e dytë ishte shumë e luftuar, megjithatë, kuqezinjtë e përfunduan në të mirë të tyre, 15:21, për të shkuar në pushim me rezultat 35:41.

Dallimi u bë në pjesën e dytë, ku prizrenasit në një atmosferë, arritën të shkëputeshin dhe të bëjnë përmbysjen nga sfida e parë, për të triumfuar me rezultat 90:73.

Më i miri te prizrenasit ishte Lejson Zeqiri me 22 pikë e pesë kërcime, ndërsa te mysafirët më i dalluari ishte Jericole Hellems me 22 pikë e pesë kërcime.

Ndeshja e parë në Gjakovë kishte përfunduar 80:71 për kuqezinjtë.

Bashkimi në finale do të përballet me Trepçën, që në gjysmëfinale eliminoi Sigal Prishtinën.

Finalja zhvillohet më 12 shkurt në Prishtinë.