string(31) "super-ndeshje-sot-ne-basketboll"

Basketboll

Gazeta Express

11/01/2025 9:14

Super ndeshje sot në basketboll

Basketboll

Gazeta Express

11/01/2025 9:14

Superliga e Kosovës në basketboll vazhdon me super ndeshje në fundjavë, ku zhvillohet xhiroja e 16-të.

Sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, apo kampionit dhe nënkampionit.

Mitrovicasit janë liderë me 11 fitore e katër humbje, ndërsa therandasit ndodhen në vendin e gjashtë me shtatë fitore e tetë humbje.

Takimi është shumë i rëndësishëm, andaj të dy skuadrat hyjnë vetëm për fitore.

Ndeshja nis nga ora 17:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.