string(43) "super-lista-e-ngjarjeve-kryesore-ne-kulture"

Arte

Gazeta Express

12/05/2025 10:12

Super lista e ngjarjeve kryesore në kulturë

Arte

Gazeta Express

12/05/2025 10:12

Podkasti Suzanne që emetohet edhe në T7, ju sjell listen javore e ngjarjeve kryesore në art e kulturë në Kosovë. Art! Koncerte! Debate! Fotografi! Filma! Modë! Java e re – nafaka e re – eventet e reja, me super rekomandimet nga Suzanne se ku me shku, çka me bo, çka me vesh e çka me këqyr në Kosovë.

Po mbërrijmë në gjysën e muajit maj, gati edhe gjysa e vitit (khuuu po shpejt po shkon), edhe po shihet që ngjarjet tipike pranverore-verore po shumohen duke na ngashnjy me aktivitete të tona llojeve. 

Për këtë javë ju sjellim festivalin e shtatë “Java e Terapisë së Artit” që organizohet në Kino Armata, qendrën Barabar, Residenca 17 dhe Creative Space të OJQ Cicat. Osht edhe ekspozita e Marigona Ademit, kurume nga Shkelzen Maliqi në Han si dhe një diskutim intrigues për projektin e Runikut titullum “Kultura, Kujtesa dhe Kuptimi i Vendlindjes”, organizume nga Fondacioni HAJDE. Ekspozitë fotografish nga Gaspër Sopi keni edhe në Deli Tartinë në Qafë.

Ka edhe muzikë shumë: nga programi i mbushun javor i Chopin Piano Fest, deri te koncerti i kingave të muzikës latine/rome Gipsy Kings në AMC Hall. Në AMC po vjen edhe Thempa i famshëm, ndërsa DJ Ten Walls zbarkon në Temple të Ferizajit. E nëse keni qef me dëgju, me votu, me kesh me muzikën tepër kiç ama shumë zbavitëse të Eurovizionit (edhe ato tu pi birra), Ambasada Zvicërane ju fton për dëgjim publik eurovisionik në Beer Garden. Ejjjj Shkodra Elektronike, qe e reprezenton Shqipnin, neve na pëlqen tepër edhe menzi spo presim me pa tu e kalll skenën me gegnisht 🙂

Po ju sjellim edhe pak modë, punëdore nga Punë Dritë, një studio simpatike nga Prishtina.

Full house! Shihemi dikah n’qytet…

Për listën e plotë klikoni në: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-12-maj