Super-kompjuterët në tërë Evropën, pre e sulmeve kibernetike - Gazeta Express
string(59) "super-kompjuteret-ne-tere-evropen-pre-e-sulmeve-kibernetike"

Gazeta Express

18/05/2020 23:28

Super-kompjuterët në tërë Evropën, pre e sulmeve kibernetike

Gazeta Express

18/05/2020 23:28

Sulmet kibernetike ndaj kripto-valutave nuk janë aspak të reja, por një zinxhir i incidenteve është duke rritur brengat për sigurinë kibernetike kohën e fundit.

ZDNet raportoi që sulmuesit kanë infektuar shumë super-kompjuterë në Evropë me anë të malware-it Monero javën e kaluar, përfshirë super-kompjuterin ARCHER të universitetit të Edinburgut, pesë nga super-kompjuterët e bwHPC-së, si dhe një grup kompjuterësh të universitetit Ludwig-Maximilians më Munih. Kjo është gjë e pazakontë dhe duket se sulmet kanë pasur diçka të përbashkët.

Lexo Edhe:

Cado Security ka vlerësuar se sulmet janë kryer duke përdorur fjalëkalimet e komprometuara të SSH (Secure Shell) nga universitetet në Kanadë, Kinë dhe Poloni, duke përdorur emra të ngjashëm të malware dosjeve, të njëjtat dobësi në sistem dhe indikatorë te ngjashëm teknik.

Kjo sugjeron se i gjithë sulmi është bërë nga i njëjti burim. Në rastin e ARCHER, sulmi duket se ka ardhur nga një IP adresë kineze, ka raportuar revista ENDGADGET.

Nëse ky sulm është i orkestruar, motivimet nuk janë tërësisht të qarta. Kjo thjeshtë mund të jetë një rrëmbim i parave i cili mbështetet në fuqitë e super-kompjuterëve për të minuar valutat digjitale, ngase është më efektive se sa të bëhet nga një PC. Sidoqoftë, Cado dhe tjerët kanë vërejtur se kjo është duke ndodhur në momentin kur institutet janë duke i adaptuar dhe ndryshuar super-kompjuterët e tyre për hulumtimet rreth COVID-19. Ka brenga se kështu po vidhen hulumtimet apo thjeshtë po bëhet për t’i ngatërruar. Çkado që është arsyeja, kjo është gjëja e fundit që operatorët e super-kompjuterëve kanë nevojë në kohën kur shërbimet e tyre janë të kërkuara më së shumti.