Super kalendari i ngjarjeve në Kosovë e Shqipëri në art, letërsi, muzikë, modë - Gazeta Express
string(75) "super-kalendari-i-ngjarjeve-ne-kosove-e-shqiperi-ne-art-letersi-muzike-mode"

Super kalendari i ngjarjeve në Kosovë e Shqipëri në art, letërsi, muzikë, modë

Arte

Gazeta Express

13/01/2025 9:04

Ja nisën ngjarjet 2025 me një kalendar të dendun, kështu që ja ku osht Monday Marks me rekomandime kryesore në muzikë, art, letërsi, modë këtë javë në RKS dhe AL. Kënaquni, përjetoni, vallëzoni…

Këtë javë e kemi listën plot! Nëse doni muzikë klasike, Filharmonia ka koncert me dirigjentin italian Jacopo Sipari di Pescaseroli dhe violinisten shqiptare Abigeila Voshtina; nëse doni muzikë elektronike, Episode feston 23-vjetorin me DJ-të Likatek dhe Besa Mati, si dhe DeusExMachina, Çuç dhe Leart Rama. Nëse doni me pa ekspozita, keni llojllojshmëri në përzgjedhje të Buron Kacelit në Galerinë Qahili në Prishtinë; Zanita Halimin në bibliotekë “Hivzi Sylejmani” poashtu në Prishtinë si dhe Ardian Isufin në galerinë GOCAT në Tiranë. 

Lexo Edhe:

Ben Blushi e promovon romanin e tij të ri (për të cilin kemi shkruar edhe këtu) në Klan Arena. Delirio, një kolektiv që prodhon ngjarje audio-vizuele e feston Shën Valentinin në AMC Hall, ndërsa Puka e Shqipnisë ju fton me një festival dimnor Puka N’Fest. E masi osht ftohtë, ju rekomandojmë në festival t’veshni balaklavat dhe kapelat tepër t’bukura të studios Rruzëpija nga Shkupi. 

Gjithçka, për gjithkond, prej Prishtinës deri në Pukë. 

Lista e plotë e detajuar e krejt ngjarjeve në këtë link: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-13-janar