Super ide si ta kaloni këtë javë verore - Gazeta Express
string(39) "super-ide-si-ta-kaloni-kete-jave-verore"

Arte

Gazeta Express

14/07/2025 13:27

Super ide si ta kaloni këtë javë verore

Arte

Gazeta Express

14/07/2025 13:27

Festivale verore gjithandej! Nga Peja, Gjakova e Juniku, deri n’Shkodër e Tiranë, keni festivale të llojllojshme, ama keni edhe koncerte elektronike, rock dhe klasike. Një Monday Marks plot përjetime!

Kjo javë, si shumica e javëve të verës që kalojnë me zheg, konfuzion rreth agjendës së kusherijve nga diaspora dhe darsmave respektive, por edhe momente mahnitjeje me momente të papritshme, po vjen me një kalendar që s’ka nëj logjikë lineare, ama ka shumë zemër. Prej bjeshkëve të Junikut e deri te oborri universitar në Tiranë, prej ekspozitave në Marubi e deri te zhurma e Lavjerrsit, këto janë do ngjarje që ia vlen me i përjetu, qashtu qysh je, ku je, me qaq energji që ke.

Nëse je në krizë ekzistenciale, Anibar të kupton.

Nëse t’don zemra me përqafu identitetin në pik’ të verës, Gjakova po të pret.

Nëse do pak bjeshkë, kangë, tekstil dhe raki, Kah Drita e ka receptin.

Nëse do me tund krytë me rock e me harru krejt çka po ndodh, Hawolf osht zgjidhja.

Nëse don me kërcy prej dritës në terr, Lily’s e ka Sun2Moon.

Nëse je n’mood për qet’si dhe kujtesë, Pazari i Shkodrës në Marubi ka me t’dhonë shumë ma shumë se sa që mendon.

Nëse je për jazz nën yje, e ki Hemingway Fest në Tiranë.

Nëse je për pak barok në park, “Gloria” e Vivaldit ka me t’prek.

Edhe nëse veç do me vesh diçka që po flitet, Studio Pezull të ka gati.

Praaaaa, prej Pejës e deri n’Shkodër, prej Prishtinës n’Juniku, Prej PRizrenit deri n’Tiranë, prej pikëpytjes WTF? e der te buka me kryp e deri te festa: kjo javë nuk kërkon m’u kanë gati. Vetëm kërkon m’u kanë. Veç hajde. Qashtu qysh je.

Linku me ngjarjet e plota: https://suzannepodcast.substack.com/p/monday-marks-14-korrik