Super Hoxha në fitoren e Dinamos së Zagrebit - Gazeta Express
string(44) "super-hoxha-ne-fitoren-e-dinamos-se-zagrebit"

Sport

Gazeta Express

22/11/2025 16:58

Super Hoxha në fitoren e Dinamos së Zagrebit

Sport

Gazeta Express

22/11/2025 16:58

Sulmuesi shqiptar Arber Hoxha ka shënuar dy gola në fitoren e skuadrës Dinamo Zagreb kundër Varazdin në kuadër të xhiros së 14-të të ligës kroate.

Dinamo Zagreb shënoi fitore 3-1 ku Hoxha realizoi në minutën e 37-të dhe 53-të ndërsa Dominguez shënoi në minutën e 30-të për skuadrën kroate, shkruan Gazeta Express.

Golin e vetëm për Varazdin e shënoi Skaricic në minutën e 87-të.

Para fillimit të ndeshjes Arber Hoxha u shpall lojtari i muajit Tetor nga klubi i Dinamos me paraqitje mbresëlënëse duke shënuar pesë gola dhe duke dhuruar tre asistime këtë sezon. /GazetaExpress/