Super El Clasico sonte - Gazeta Express
string(22) "super-el-clasico-sonte"

Super El Clasico sonte

Futboll

Gazeta Express

21/04/2024 10:42

Fate të ndryshme në cerekfinalet e Ligës së Kampionëve. Real Madridi triumfoi pas penalltive, kurse Barcelona u mposht me përmbysje.

E të dyja, sonte përballen në një kompeticion tjetër, në La Liga, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ajo që njihet si derbi më i madh në botë sonte do të shtrihet në tempullin “Santiago Bernabeu”, për të na dhuruar 90 minuta spektakolarë.

Real Madridi me fitore eventuale do të largonte cfarëdo dyshimi që mund të kishte dikush sa i përket titullit kampion.

Aktualisht, Real Madridi ka 78 pikë, tetë më shumë se Barcelona.

E katalonasit me një fitore sonte do të mund ta rihapnin garën për titull, kur  kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në përfundim të sezonit.