Super dueli mes Yllit dhe Pejës - Gazeta Express
string(31) "super-dueli-mes-yllit-dhe-pejes"

Basketboll

Gazeta Express

29/10/2021 19:29

Super dueli mes Yllit dhe Pejës

Basketboll

Gazeta Express

29/10/2021 19:29

Fundjava do të sjellë ndeshje shumë interesante në Ligën Unike, ku zhvillohet xhiro e dytë.

Sfida e parë do të zhvillohet të shtunën ndërmjet Rahovecit dhe Teutës. Vreshtarët pësuan në xhiron e parë nga Tirana, kurse durrësakët pësuan humbje nga Peja. Rahovecasit kanë bërë disa përforcime në ditët e fundit dhe shpresojnë të fillojnë me rezultate pozitive, pasi nuk e kanë nisur aspak mirë këtë edicion.

Lexo Edhe:

Përballja e dytë do të zhvillohet ndërmjet dy skuadrave nga Shqipëria, Kamza Basket dhe Vllaznisë. Kamza në javën e parë mundi Prizrenin 16, kurse Vllaznia pësoi humbje nga Golden Eagle Ylli. Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante.

Dueli kryesor do të zhvillohet ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës, apo kampionit dhe nënkampionit të Kosovës dhe Ligës Unike. Skuadra nga Theranda gjithashtu është kampion i Ligës Unike dhe fitues i Superkupës Mbarëkombëtare. Të dy skuadrat që e filluan me fitore kanë ambicie të mëdha në këtë edicion, andaj përballja do të jetë shumë interesante.

Në përballjen e fundit do të ndeshen Tirana Neptun dhe Prizreni 16. Skuadra kryeqytetase fitoi Kupën e Federatës në Shqipëri, kurse Prizreni 16 ka fituar Superkupën e Kosovës. Kryeqytetasit në xhiron e parë mundën Rahovecin, kurse prizrenasit pësuan nga Kamza.

Liga Unike – Xhiro 2

E shtunë

17:00 Rahoveci – Teuta

19:00 Kamza – Vllaznia

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Peja

19:00 Tirana Neptun – Prizreni 16