Supë antibiotike: Ilaç i vërtetë për ditët e ftohta!


Gazeta Express
17 Janar 2020 12:58

Shkruajeni këtë recetë!

Gjatë ditëve të dimrit këtë supë përgatiteni së paku një herë në javë dhe mos u brengosni për shëndetin, transmeton Telegrafi.

Nevojiten:

– 1 hudhër; 1 qepë;

– 1 – 2 katrorë për supë,

– ujë sipas nevojës;

– 1 lugë miell;

– 100 ml verë e bardhë;

– 200 ml ajkë të thartë,

– kripë;

– vaj ulliri;

– 3 tosta.

Përgatitja:

Qiteni katrorin e supës në ujë, bëjeni ujë mishi. Priteni qepën imët dhe fërgojeni në vaj ulliri.

Shtypeni hudhrën. Fërgojeni me qepën dhe shtoni miellin. Shtoni verën e bardhë, pastaj qiteni ujin e mishit.

Zieni 15 – 20 minuta, pastaj me mikser në formë shkopi imtësoni perimet.

Shtoni ajkën, pastaj shtoni kripën dhe piperin.

Dhe në fund bëni tostin dhe katrorët e bukës qitni në supë.

Ju bëftë mirë!

Te fundit


Kthehu lart