Sunny Hill lanson aplikacionin mobil (iOS/Android) - me kuletë digjitale për pagesa të pijeve apo ushqimit në festival - Gazeta Express
string(114) "sunny-hill-lanson-aplikacionin-mobil-ios-android-me-kulete-digjitale-per-pagesa-te-pijeve-apo-ushqimit-ne-festival"

Lajme

Gazeta Express

01/08/2022 0:21

Sunny Hill lanson aplikacionin mobil (iOS/Android) – me kuletë digjitale për pagesa të pijeve apo ushqimit në festival

Lajme

Gazeta Express

01/08/2022 0:21

Sunny Hill Festival ka njoftuar se sot ka lansuar aplikacionin e saj mobil, i cili mund të shkarkohet falas nga AppStore apo Google Play Store. 

Linku për shkarkim në AppStore: https://apps.apple.com/xk/app/sunny-hill-festival/id1634476298
Linku për shkarkim në Google Play Store: https://play.google.com/store/apps/details?id=com.company.sunnyhillmobile

Advertisement

Në këtë edicion të festivalit, të gjitha pagesat për pije dhe ushqim në festival do të jenë vetëm digjitale, përmes aplikacionit mobil të festivalit, bylyzykut digjital i cili mund të mbushet me kredi (pikat e konvertimit të parave kesh në para digjitale do të jenë të shumta në hapësirën e festivalait) si dhe përmes POS terminaleve të ProCredit Bank.

Pagesat për pije dhe ushqim janë shumë të thjeshta. Pas mbushjes së llogarisë online sipas shumave të dëshiruara, përdoruesi e blen produktin e zgjedhur vetëm duke e skenuar atë me QR kod të aplikacionit mobil të festivalit, skenim të bylyzykut digjital apo me kartelë përmes POS-it. 

Mbushja e kredisë për pije dhe ushqim mund të bëhet online në aplikacion, apo përmes pikave fizike të kthimit të parave kesh në kredi digjitale për shfrytëzim.

Sunny Hill është festivali më i madh në rajon i cili mbahet çdo vit në Prishtinë. Duke filluar prej këtij viti, festivali tradicional i kryeqytetit kosovar (4-7 gusht) do të mbahet edhe në Tiranë (26-28 gusht).