Sunny Hill Festival vazhdon bashkëpunimin me Trafikun Urban të Prishtinës- transporti falas nga 1 deri më 3 gusht - Gazeta Express
string(112) "sunny-hill-festival-vazhdon-bashkepunimin-me-trafikun-urban-te-prishtines-transporti-falas-nga-1-deri-me-3-gusht"

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 17:54

Sunny Hill Festival vazhdon bashkëpunimin me Trafikun Urban të Prishtinës- transporti falas nga 1 deri më 3 gusht

Lajme

Gazeta Express

26/07/2025 17:54

Sunny Hill Festival, një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në rajon, do të vazhdojë edhe   këtë vit bashkëpunimin e suksesshëm me Trafikun Urban të Prishtinës, për të ofruar transport falas për të gjithë ndjekësit e festivalit. 

Të gjithë ata që do të jenë pjesë e këtij edicioni që nis më 1 gusht e përfundon me 3 gusht,  do të kenë mundësinë të udhëtojnë pa pagesë për në Festival. 

Nisja do të bëhet nga Stacioni i Trenit në Prishtinë drejt parkut të Festivali Sunny Hill, me linja të dedikuar veçmas për Festival. 

Autobusët do të operojnë çdo ditë nga ora 14:00 deri në 05:30 të mëngjesit. 

Ky bashkëpunim tashmë është shndërruar në një traditë vjetore, që ka për qëllim të lehtësojë qarkullimin, të zvogëlojë fluksin e veturave dhe të ofrojë një përvojë më të këndshme dhe më mirë të organizuar për të gjithë ndjekësit. 

Këtë vit po ashtu kemi rrritur numrin e autobusave duke bashkëpunuar edhe me Kolegjin ABB, prej të cilëve në dispozicion për Festivalin do të jenë gjithësej 8 autobusë. 

Në të njëjtën kohë, kjo iniciativë kontribuon edhe në uljen e ndotjes së ajrit dhe promovon shfrytëzimin e transportit publik në përditshmëri e veçanërisht gjatë eventeve të mëdha kur fluksi i të interesuar edhe jashtëzakonisht i madh. 

Organizatorët e Festivalit Sunny Hill kanë thënë se bashkëpunimi tashmë i përvitshëm me Trafikun Urban është një shembull shumë i mirë i mbarëvajtjes së një procesi të përbashkët. 

Për më shumë informata rreth festivalit dhe orarit të autobusëve, vizitoni: www.sunnyhillfestival.com