Sunny Hill Festival me pikë të shitjes së biletave në sheshin Zahiri Pajaziti - Gazeta Express
string(77) "sunny-hill-festival-me-pike-te-shitjes-se-biletave-ne-sheshin-zahiri-pajaziti"

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 14:09

Sunny Hill Festival me pikë të shitjes së biletave në sheshin Zahiri Pajaziti

Lajme

Gazeta Express

25/07/2025 14:09

Për të gjithë fansat që mezi po presin Sunny Hill Festival 2025, kemi lajme të mira: tashmë është hapur Info Point-i zyrtar i festivalit, pika e vetme fizike ku mund të blini biletat tuaja për këtë edicion.

Lokacioni: Sheshi “Zahir Pajaziti”
Orari i punës: Çdo ditë, nga ora 17:00 deri në 22:00

Çfarë mund të bëni tani në Info Point?
Për momentin, mund të blihen vetëm biletat fizike për festival. Ende nuk ka filluar shpërndarja e byzylykëve (bracelets) të hyrjes.

https://www.instagram.com/p/DMP8q-xN-_B/

Kur mund t’i merrni byzylykët?
Shpërndarja e byzylykëve do të nisë 4 ditë para fillimit të festivalit. Lajmërimi me datat dhe vendet e sakta do të bëhet shumë shpejtë përmes rrjeteve sociale dhe uebfaqes zyrtare të festivalit.

Pse është e rëndësishme ta merrni byzylykun më herët?
Nëse e merrni byzylykun tuaj paraprakisht, do të mund të shmangni radhët e gjata në ditët e festivalit dhe të hyni më shpejt. Organizatorët do të sigurojnë një qasje të veçantë për ata që kanë marrë paraprakisht byzylykët (bracelets).

Si funksionon byzylyku?
Përveç hyrjes më të shpejtë në festival, byzylyku ju ofron edhe më shumë përfitime.
Përmes saj, ju mund të krijoni një kuletë digjitale përmes aplikacionit të FESTTIX e cila lidhet me QR kodin e byzylykut. Rrjedhimisht, mund të bëni blerje shumë më lehtë brenda hapësirës së festivalit – qoftë për ushqim, pije apo produkte të ndryshme të festivalit.

Byzylyku ju mundëson që:
Të mbushni llogarinë e juaj paraprakisht;
Të paguani shpejt dhe cashless;
Të shmangni radhët dhe pritjet në hyrje të festivalit.

Udhëzimet për krijimin e kuletës digjitale dhe përdorimin e saj janë publikuar tashmë në rrjetet sociale të Sunny Hill Festival.

https://www.instagram.com/p/DMZ89UZuZPk/?img_index=1