Sunny Hill Festival edhe pak ditë, në Prishtinë mbi 95% e apartamenteve janë rezervuar - Gazeta Express
string(84) "sunny-hill-festival-edhe-pak-dite-ne-prishtine-mbi-95-e-apartamenteve-jane-rezervuar"

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 18:43

Sunny Hill Festival edhe pak ditë, në Prishtinë mbi 95% e apartamenteve janë rezervuar

Lajme

Gazeta Express

28/07/2025 18:43

Vetëm pak ditë na ndajnë nga Sunny Hill Festival 2025, që do të mbahet më 1, 2 dhe 3 gusht dhe atmosfera tashmë ka filluar të ndihet në Prishtinë.

Akomodimi është bërë një sfidë më vete, mbi 95 për qind e apartamenteve janë të zëna në Booking.com, ndërsa edhe në Airbnb, opsionet po zhduken përditë.

Të apasionuarit pas muzikës dhe fansat e festivalit kanë vërshuar platformat e rezervimeve për të siguruar vendin e tyre në këtë ngjarje që pritet të sjellë emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare dhe shqiptare.

/Telegrafi.com