Sunderlandi me fjalë të mëdha për Xhakën për paraqitjen e tij ndaj Kosovës - Gazeta Express
string(74) "sunderlandi-me-fjale-te-medha-per-xhaken-per-paraqitjen-e-tij-ndaj-kosoves"

Futboll

Gazeta Express

06/09/2025 11:20

Sunderlandi me fjalë të mëdha për Xhakën për paraqitjen e tij ndaj Kosovës

Futboll

Gazeta Express

06/09/2025 11:20

Pas fitores së Zvicrës 4:0 ndaj Kosovës në Basel, kapiteni Granit Xhaka u vlerësua për paraqitjen e tij të jashtëzakonshme.

Mesfushori me origjinë kosovare ishte organizatori kryesor i lojës dhe lojtari me më shumë pasime të sakta në ndeshje.

Klubi anglez Sunderland bëri një postim në rrjete sociale ku shkruante:
“Shembull në fushë. Granit Xhaka kompletoi 102 pasime ndaj Kosovës sonte, më së shumti në ndeshje”.

Me 102 pasime të realizuara, Xhaka tregoi saktësinë dhe ndikimin e tij në lojën e Zvicrës, duke konfirmuar edhe një herë pse është një nga liderët kryesorë të kombëtares.