Dy të dyshuarve për sulmin ndaj ekipit të gazetarëve të televizionit Alsat që ndodhi dje gjatë zjarrit në Vizbeg të Shkupit, u është caktuar masa e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak, transmeton Portalb.mk.
“Pasi gjykata pranoi propozimin e Prokurorisë Themelore Publike Shkup, të dyshuarit A.N. iu caktua masa e paraburgimit prej tetë ditësh, ndërsa të dyshuarit M.K. iu caktua masa e arrestit shtëpiak”, informoi Gjykata Penale e Shkupit.
Të dy personat akuzohen për vepër penale, pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare.
Kujtojmë se dje në Vizbeg gjatë raportimit për zjarrin në deponinë ilegale, gazetari Avni Tahiri dhe kameramani Şenol Hajredini nga televizoni Alsat u sulmuan fizikisht nga pronari i deponisë ilegale në Vizbegov, i cili besohet se e ka shkaktuar zjarrin.
Shoqatat e gazetarëve brenda dhe jashtë vendit e kanë dënuar këtë rast dhe kanë bërë apel për zbardhjen e plotë të tij.
tag_katrorimaqedoni_2