Sulmuesi që po e shënjestron Barcelona shpreh dëshirën për të luajtur në Premierligë - Gazeta Express
string(84) "sulmuesi-qe-po-e-shenjestron-barcelona-shpreh-deshiren-per-te-luajtur-ne-premierlige"

Futboll

Gazeta Express

09/11/2025 16:20

Sulmuesi që po e shënjestron Barcelona shpreh dëshirën për të luajtur në Premierligë

Futboll

Gazeta Express

09/11/2025 16:20

Nuk është sekret që Barcelona dëshiron të nënshkruajë me një sulmues të ri në vitin 2026, duke qenë se Robert Lewandowski është pothuajse i sigurt që do të largohet kur t’i përfundojë kontrata në fund të sezonit.

Në muajt e fundit, është vënë re se Karl Etta Eyong është në listën e tyre të dëshirave, pasi ylli i Levantes ka qenë shumë mbresëlënës në La Liga.

Etta Eyong ka shënuar gjashtë gola deri tani këtë sezon, dhe forma e tij është vërejtur shumë nga Barcelona. Sipas “GiveMeSport”, ai ka dhënë reagimin e tij për interesimin që po tregohet ndaj tij.

“Jam vërtet i nderuar (që lidhem me Barcelonën). Do të thotë shumë për mua sepse tregon që puna ime e palodhur po shpërblehet. Por unë duhet të vazhdoj rrugëtimin tim me Levanten dhe pastaj të shohim çfarë do të ndodhë në të ardhmen”, tha ai.

Interesante është se Etta Eyong zbuloi se dëshiron të bashkohet me një klub të Premierligës në të ardhmen, pasi tashmë ka realizuar ëndrrën e tij për të luajtur në La Liga.

“E kam përmbushur tashmë ëndrrën time për të luajtur në La Liga dhe ëndrra tjetër është që një ditë të luaj në Premierligë. Mendoj se kam cilësitë për të shkëlqyer në Premier League dhe se stili im përshtatet shumë mirë me futbollin anglez. Jam fizikisht i fortë dhe di të lidhem mirë me lojën.

Më pëlqen shumë të shikoj ndeshjet e Premierligës. Pjesa ime e preferuar është gjatë ndeshjeve të ‘Boxing Day’. Mund t’i shohësh lojtarët që japin gjithçka – 200%! Ajo që dua te Premierliga është që çdo ndeshje duket e rëndësishme. Por për momentin, fokusi im është vetëm te Levante dhe po injoroj të gjitha lajmet e tjera”, shtoi ai.

Ai gjithashtu zbuloi se preferenca e tij do të ishte Chelsea, një klub që e ka ndjekur shumë që në fëmijëri.

“Kur isha i vogël, Chelsea ishte ekipi anglez që ndoshta e ndiqja më shumë për shkak të Drogbas, dhe edhe Eto’o ishte atje për një vit. Chelsea shpesh ka nënshkruar me lojtarë afrikanë të jashtëzakonshëm. Ka shumë klube të mëdha në Angli, por sa i përket (bashkimit me) Chelsean – pse jo? Do të ishte një ëndërr për mua të luaja për Chelsean”, përfundoi ai./GazetaExpress/