Sulmuesi i Unitedit është në shënjestër të dy top klubeve nga e njëjta ligë - Gazeta Express
string(75) "sulmuesi-i-unitedit-eshte-ne-shenjester-te-dy-top-klubeve-nga-e-njejta-lige"

Sport

Gazeta Express

25/07/2025 18:49

Sulmuesi i Unitedit është në shënjestër të dy top klubeve nga e njëjta ligë

Sport

Gazeta Express

25/07/2025 18:49

E ardhmja e Antony te Manchester United duket gjithnjë e më e pasigurt, pasi dy klube të mëdha nga Liga Saudite janë futur fuqishëm në garë për transferimin e brazilianit. Sulmuesi 24-vjeçar duket se nuk është më pjesë e planeve afatgjata të “Djajve të Kuq”, dhe me largimin e Marcus Rashford drejt Barcelonës, lista e largimeve pritet të zgjerohet me emra si Jadon Sancho, Alejandro Garnacho dhe Tyrell Malacia.

Për Antony-n ka pasur interes edhe nga klubet evropiane, përfshirë Atletico Madrid, Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen, por lëvizjet nga kontinenti i vjetër po duken gjithnjë e më të vështira. Raportimet e Sky Sports tregojnë se dy klube të nivelit të lartë nga Arabia Saudite kanë shtuar interesin e tyre dhe janë të gatshme ta afrojnë brazilianin në këtë afat kalimtar.

Antony ka kaluar pjesën e dytë të sezonit të kaluar në huazim te Real Betis, ku regjistroi 9 gola dhe 5 asistime, duke bërë paraqitje mjaft të mira. Fillimisht u raportua se ai dhe Betis dëshironin të bashkëpunonin sërish, por një marrëveshje mes palëve tani cilësohet si “e parealizueshme”.

Një tjetër pistë që dukej logjike ishte rikthimi te Erik ten Hag, tashmë trajner i Bayer Leverkusen, i cili e ka quajtur Antony-n “si një djalë për mua”. Megjithatë, Ten Hag ka deklaruar se nuk ka interes aktual për ta rikthyer brazilianin, duke shtuar: “Nuk jemi të interesuar për momentin, por do të shohim çfarë ndodh në të ardhmen.”

Ndërkohë, Bayern Munich është fokusuar te përforcimi i krahut të majtë të sulmit, jo të djathtit, çka e bën edhe më të vështirë një transferim aty për Antony-n.

Përballë mungesës së ofertave konkrete nga Europa, kalimi në Arabinë Saudite po shihet si alternativa më e mirë për lojtarin. Vetë Antony thuhet se është i hapur për të eksploruar këtë mundësi, sidomos nëse klubet saudite vijnë me një ofertë të majme, siç kanë bërë me shumë lojtarë të njohur evropianë kohët e fundit.

Në këtë pikë, duket se largimi nga Old Trafford është vetëm çështje kohe për Antony-n, dhe destinacioni i tij i ardhshëm mund të jetë në Lindjen e Mesme./GazetaExpress/