Sulmuan me grushte dhe sende të forta 37-vjeçarin para Bashkisë së Vaut të Dejës, arrestohet një nga autorë - Gazeta Express
string(106) "sulmuan-me-grushte-dhe-sende-te-forta-37-vjecarin-para-bashkise-se-vaut-te-dejes-arrestohet-nje-nga-autore"

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2025 10:00

Sulmuan me grushte dhe sende të forta 37-vjeçarin para Bashkisë së Vaut të Dejës, arrestohet një nga autorë

Shqiperi

Gazeta Express

16/09/2025 10:00

Një 37-vjeçar është sulmuar me grushte dhe sende të forta në pedonalen para Bashkisë së Vaut të Dejës. Policia ka kapur dhe arrestuar një nga autorët e dyshuar, shtetasin G.H., 28 vjeç, banues në Klos, Mat.

Ngjarja ndodhi më 19 gusht 2025, ku G.H., së bashku me një person tjetër ende të paidentifikuar, dyshohet se kanë sulmuar shtetasin D.L., 37 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kapshticës, kanë bërë të mundur arrestimin e G.H., i cili ishte shpallur në kërkim për këtë ngjarje.

Vijon puna për kapjen dhe identifikimin e autorit tjetër të dyshuar. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.