Katër persona në Mitrovicë të Jugut janë arrestuar nga ana e Policisë, pasi që të njëjti dyshohet se kanë sulmuar fizikisht tre persona të tjerë. Nga njoftimi bëhet e ditur se nga të arrestuarit, tre janë meshkuj, dhe një është femër, shkruan Gazeta Express.
Në raportin e përditshëm të Policisë së Kosovës, shtohet se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse dy nga të arrestuarit janë dërguar në mbajtje.
‘‘LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Mitrovicë Jugu 03.07.2025-11:00. Janë arrestuar katër të dyshuar, tre meshkuj dhe një femër pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy viktimat një mashkull dhe një femër. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje, ndërsa dy të tjerët lirohen në procedurë të rregullt’’, ka njoftuar Policia. /GazetaExpress