Sulmoi tre persona me thikë dhe shkop druri, tetë ditë paraburgim për 32-vjeçarin nga Shkupi - Gazeta Express
string(91) "sulmoi-tre-persona-me-thike-dhe-shkop-druri-tete-dite-paraburgim-per-32-vjecarin-nga-shkupi"

Sulmoi tre persona me thikë dhe shkop druri, tetë ditë paraburgim për 32-vjeçarin nga Shkupi

Gazeta Express

13/07/2020 19:23

Prokuroria Themelore Publike Ohër nga ngritur procedurë dhe ka parashtruar propozim për caktimin e masës paraburgim për shkupjanin 32 vjeçar, i cili më 10 korrik të vitit 2020 në autokampin Gradishtë në Ohër ka ushtruar dhunë mbi tre persona.

“Gjykata Themelore në Ohër e ka pranuar propozimin e Prokurorisë, dhe me vendim personit të dyshuar i është caktuar paraburgim në kohëzgjatje prej tetë ditëve”, theksohet në kumtesën e Prokurorisë Publike.

Lexo Edhe:

Siç informojnë nga Prokuroria Publike, i dyshuari ka kryer sulm mbi të dëmtuarit me thikë dhe shkop druri, me të cilat u ka shkaktuar lëndime trupore, ndërsa në të njëjtën kohë te të dëmtuarit dhe dëshmitarëve të pranishëm ka shkaktuar ndjenjë të frikës, kërcënim dhe pasiguri.