Në vijim të kontrolleve të intensifikuara dhe bazuar në informacione operative, shërbimet e Policisë së Fierit kanë kapur dhe ndaluar shtetasin M. P., 32 vjeç, banues në Patos, i cili ishte shpallur në kërkim për goditje për shkak të detyrës.
32-vjeçari është i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Në mars 2025, Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim.
Ai akuzohet se, së bashku me tre persona të tjerë – shtetasit A. M., E. N. dhe E. R. – kanë goditur me grushte një punonjës të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Fier. Policia po punon për kapjen e tre të dyshuarve të tjerë të shpallur në kërkim.
Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...