Sulmoi me sëpatë Samurai dy kisha në Spanjë, arrestohet autori - Gazeta Express
string(61) "sulmoi-me-sepate-samurai-dy-kisha-ne-spanje-arrestohet-autori"

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2023 21:56

Sulmoi me sëpatë Samurai dy kisha në Spanjë, arrestohet autori

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2023 21:56

Një sulm me shpatë samurai ka ndodhur ditën e sotme në një kishë në Spanjë, në zonën jug-lindore, në qytetin Algeciras, Cadiz.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave sulmuesi ka qenë një maroken, i cili u arrestua më pas nga policia.

Lexo Edhe:

Nga sulmi një person humbi jetën dhe katër të tjerë u plagosën, ndërkohë që mediat në Spanjë po flasin për një sulm xhihadist.

Në një video, sulmuesi shihet duke u larguar nga vendi i ngjarjes, duke mbajtur shpatën në dorë.

Këngëtari i kishës ka vdekur, ndërsa mes të plagosurve është edhe famullitari, gjendja e të cilit konsiderohet e rëndë. Viktima është identifikuar si Diego Valencia dhe i plagosuri Antonio Rodriguez ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Fillimisht sulmuesi ka hyrë në Kishë dhe ka goditur me thikë ikonat. Më pas ai u kthye kundër priftit që u përpoq ta përzinte dhe e goditi me thikë në qafë.

Në ngjarjen tjetër, në La Palma, që ndodhi menjëherë më pas, autori ka hyrë në momentin e përfundimit të shërbimit, rreth orës 19:30 dhe ka hedhur ikona dhe qirinj në dysheme. Ata u përpoqën ta përzinin dhe një përleshje pasoi jashtë tempullit, ku sulmuesi goditi një burrë me hanxhar, duke e plagosur për vdekje.

Ndërkohë motivet e veprës së tij mbeten të paqarta për momentin, por motivi fetar duket më i forti, sipas mediave spanjolle.