Një person në Kaçanik është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij.
“LËNDIM TRUPOR & DHUNË NË FAMILJE- Kaçanik /07.02.2026 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht vëllain e tij. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”