Sulmoi dy turistë, ariu dënohet me vdekje - Gazeta Express
string(40) "sulmoi-dy-turiste-ariu-denohet-me-vdekje"

Gazeta Express

29/06/2020 12:24

Sulmoi dy turistë, ariu dënohet me vdekje

Gazeta Express

29/06/2020 12:24

Autoritetet italiane kanë vendosur që të kapin dhe të ekzekutojnë një ari, që të hënën e kaluar sulmoi dy turistë.

Ariu u gjend përballë 59-vjeçarit Fabio Misseroni dhe djalit të tij 28-vjeçar, Christian Misseroni. Grabitqari kafshoi të riun dhe i theu këmbën babait, përpara se të largohej.

Rregullat e Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Mjedisit në Itali thonë se arinjtë që sulmojnë njerëz duhet të sakrifikohen. Guvernatori i Trentinos, Maurizio Fugatti, firmosi urdhrin për kapjen dhe vrasjen e ariut.

Por, aktivistët për të drejtat e kafshëve kanë kërkuar që ariu të mos ekzekutohet, por fillimisht të sqarohen rrethanat e ngjarjes. 16 000 persona kanë firmosur një peticion për të shpëtuar ariun. Madje, edhe ministri i Mjedisit, Sergio Costa, shkroi një letër në mbrojtje të kafshës.