Sulmohet në det një tjetër flotë e nisur për në Gaza, Izraeli: Të gjithë do të dëbohen - Gazeta Express
string(84) "sulmohet-ne-det-nje-tjeter-flote-e-nisur-per-ne-gaza-izraeli-te-gjithe-do-te-debohen"

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 7:45

Sulmohet në det një tjetër flotë e nisur për në Gaza, Izraeli: Të gjithë do të dëbohen

Lajme

Gazeta Express

08/10/2025 7:45

“Freedom Flotilla Coalition” raportoi se nëntë anije që niseshin nga Italia në rrugën për në Gaza u kapën në ujëra ndërkombëtare, afërsisht 120 milje detare nga bregu. Sipas udhëheqësve të misionit, forcat izraelite ndërprenë komunikimet dhe u përpoqën të devijonin anijet.

Në bord ndodhen afërsisht 250 punonjës mjekësorë. “Ka të paktën tetë anije ushtarake që rrethojnë flotiljen tonë”, deklaroi ekspedita e re, duke publikuar pamje nga kamera e një anijeje që tregojnë ushtarë të armatosur në bord.

Konfirmimi zyrtar erdhi më pas nga Ministria e Jashtme Izraelite, e cila deklaroi se kishte kapur flotiljen: “Një tjetër përpjekje e dështuar për të thyer bllokadën ligjore detare dhe për të hyrë në një zonë luftimi ka përfunduar me dështim”, tha ministria izraelite në një deklaratë të publikuar në X, përcjell A2 CNN.

“Anijet dhe pasagjerët janë transferuar në një port izraelit. Të gjithë janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Pritet që ata të dëbohen në orët në vijim”, vijoi deklarata.

Misioni humanitar u nis nga porti i Otrantos më 30 shtator. Flotilja përbëhet nga nëntë anije, përfshirë anijen Conscience, përgjegjëse për transportin parësor të furnizimeve mjekësore. Në bord janë afërsisht 250 mjekë dhe infermierë nga vende të ndryshme, me qëllim ofrimin e kujdesit mjekësor për popullsinë civile palestineze.

Iniciativa është pjesë e aktiviteteve të Koalicionit të Flotiljes së Lirisë, i cili është përfshirë tashmë në përpjekjet e mëparshme për të dërguar ndihma nga deti në Gaza. Sipas organizatorëve, zona e lundrimit është afër zonës ku, në të kaluarën, misione të ngjashme i janë nënshtruar ndërhyrjes ushtarake izraelite. Objektivi i deklaruar është të ofrohet ndihmë humanitare në mënyrë paqësore, duke anashkaluar bllokadën detare të vendosur në territor.