Sulmohet me armë zjarri autosalloni në rrugën Prishtinë-Ferizaj, 6 vetura të dëmtuara - Gazeta Express
string(84) "sulmohet-me-arme-zjarri-autosalloni-ne-rrugen-prishtine-ferizaj-6-vetura-te-demtuara"

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 8:23

Sulmohet me armë zjarri autosalloni në rrugën Prishtinë-Ferizaj, 6 vetura të dëmtuara

Lajme

Gazeta Express

26/04/2026 8:23

Policia njofton se persona të panjohur të veshur me të zeza dhe me helmeta në kokë duke drejtuar një motoçikletë dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një autosalloni në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar rreth gjashtë vetura dhe katër xhama të objektit ku vlera e dëmit nuk dihet, njofton PK.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 16 gëzhoja.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /  MBAJTJE NË PRONËSI KONTROLL APO POSEDIM  I PA AUTORIZUAR I ARMËS / Magjistralja Prishtinë-Ferizaj  25.04.2026-00:20-00:25. Raportohet se persona të panjohur të veshur me të zeza dhe me helmeta në kokë duke drejtuar një motoçikletë dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një auto salloni. Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar rreth gjashtë vetura dhe katër xhama të objektit ku vlera e dëmit nuk dihet. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 16 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

Advertisement
Advertisement
Advertisement