Shoferi i liderit të ASH-së, Zijadin Sela, është sulmuar fizikisht mbrëmë në Tetovë nga disa persona të panjohur. Sipas burimeve, sulmi ka ndodhur në rrethana ende të pasqaruara, ndërsa pas incidentit, viktima është dërguar në Spitalin e Tetovës për marrjen e trajtimit mjekësor.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet e sulmit dhe për të identifikuar autorët. Deri tani, Policia e Tetovës nuk ka lëshuar asnjë njoftim zyrtar në lidhje me ngjarjen.
Priten më shumë detaje në orët në vijim.
tag_katrorimaqedoni_2
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...