Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është sulmuar fizikisht nga persona akoma të panjohur derisa ndodhej në territorin e Komunës së Çairit bashkë me ekipin e saj për të detektuar siç pretendon ajo ndërtimet pa leje, përcjell Gzaeta Express nga Alsat.
Arsovska mësohet se është goditur në fytyrë pas çka ka kërkuar ndihmën mjekësore dhe është dërguar në emergjencë në Spitalin 8 Shtatori në Shkup.
Policia është adresuar në vendin e ngjarjes për të marrë masa mbi zbardhjen e rastit.
Arsovska tashmë disa javë frekuenton në Çair me pretendimet se po detekton ndërtesa pa leje që sipas saj datojnë në dy mandatet e fundit të kreu të Komunës së Çairit, Visar Ganiu. Për pretendimet e saja, Arsovska ka dorëzuar dokumente edhe në polici dhe prokurori.
tag_katrorimaqedoni_2
Pritjes i erdh fund! Rrjeti i marketeve më të mëdha në Kosovë, ETC ka njoftuar për fillimin e fazës...