Sulmohet e bëhet për spital roja i pyllit në Ferizaj – Policia arreston të dyshuarin - Gazeta Express
string(82) "sulmohet-e-behet-per-spital-roja-i-pyllit-ne-ferizaj-policia-arreston-te-dyshuarin"

Lajme

Gazeta Express

10/12/2024 10:11

Sulmohet e bëhet për spital roja i pyllit në Ferizaj – Policia arreston të dyshuarin

Lajme

Gazeta Express

10/12/2024 10:11

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj të përditshëm ka bërë të ditur për një rast të sulmit fizik që ka ndodhur në Ferizaj, ku një person ka sulmuar dhe i ka shkaktuar lëndime trupore një roje-pylli, shkruan Gazeta Express.

Policia ka njoftuar edhe se i dyshuari është arrestuar dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje.

Lexo Edhe:

‘‘LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Topillë, Ferizaj / 09.12.2024-13:31. Viktima mashkull kosovar–roje pylli, ka pranuar tretman mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë në detyrën zyrtare  ka takuar të dyshuarin mashkull kosovar  në pyll duke prerë dru dhe pas një mosmarrëveshje është sulmuar nga i njëjti. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje , rasti në procedurë hetimore’’, thuhet në njoftimin e policisë. /GazetaExpress