string(84) "sulmohet-brutalisht-me-mjete-te-forta-nje-i-mitur-ne-kacanik-arrestohen-te-dyshuarit"

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 8:51

Sulmohet brutalisht me mjete të forta një i mitur në Kaçanik, arrestohen të dyshuarit

Lajme

Gazeta Express

01/05/2025 8:51

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Glloboqicë të Kaçanikut, nën dyshimin për përfshirje në një rast të lëndimit të rëndë trupor.

Të dyshuarit – njëri prej tyre i moshës së mitur, kanë sulmuar fizikisht një viktimë, po ashtu të mitur, duke përdorur mjete të forta.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia, me ç’rast është bërë e ditur se pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.