Sulmohen ekipet e gazetarëve në Leposaviq, u vizatohen simbole nacionaliste në vetura - Gazeta Express
string(84) "sulmohen-ekipet-e-gazetareve-ne-leposaviq-u-vizatohen-simbole-nacionaliste-ne-vetura"

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 12:33

Sulmohen ekipet e gazetarëve në Leposaviq, u vizatohen simbole nacionaliste në vetura

Lajme

Gazeta Express

29/05/2023 12:33

Janë sulmuar veturat e dy ekipeve mediale që po raportojnë nga Leposaviqi, Kallxo dhe RTV Dukagjini.

Siç raporton T7 nga vendi i ngjarjes, veturave të këtyre dy ekipeve i janë vizatuar simbole nacionaliste serbe nga protestuesit.

Lexo Edhe:

Ndërkaq, ekipi i RTV Dukagjinit njofton se veturës së tyre i janë shpërthyer edhe gomat.

Gazetarët që po raportojnë nga veriu janë vazhdimisht në rrezik, ndërsa Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka kërkuar nga autoritetet vendore dhe ndërkombëtare që të mundësojnë raportim të sigurtë nga komunat ku ka tensione. /Express/