Sulmi terrorist në Francë, i dyshuari thirri me zë të lartë “Allahu Akbar”, pastaj plagosi dy policë dhe vrau një kalimtar - Gazeta Express
string(118) "sulmi-terrorist-ne-france-i-dyshuari-thirri-me-ze-te-larte-allahu-akbar-pastaj-plagosi-dy-police-dhe-vrau-nje-kalimtar"

Lajme

Gazeta Express

22/02/2025 22:40

Sulmi terrorist në Francë, i dyshuari thirri me zë të lartë “Allahu Akbar”, pastaj plagosi dy policë dhe vrau një kalimtar

Lajme

Gazeta Express

22/02/2025 22:40

Një sulm me thikë ka tronditur Francën këtë të shtunë, me pasoja në jetë njerëzish. I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes.

Deri më tani, sipas policisë, një person ka humbur jetën dhe dy oficerë policorë kanë mbetur të plagosur.

Policia po mbledh provat në Mulhouse, e cila ndodhet vetëm disa kilometra larg kufirit me Gjermaninë.

Autori ka plagosur rëndë dy policë, një në qafë dhe një në gjoks. Një kalimtar ka tentuar të ndërhyjë dhe është vrarë.

I dyshuari është një algjerian 37-vjeçar, i cili kishte marrë një urdhër depërtimi për shkak se ishte në listën e vëzhgimit të terrorizmit, sipas prokurorit vendas.

Prokurori ka hapur një hetim terrorist sepse i dyshuari thuhet se ka bërtitur “Allahu Akbar”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement