Sulmi terrorist i 11 shtatorit - Ambasada amerikane kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje - Gazeta Express
string(93) "sulmi-terrorist-i-11-shtatorit-ambasada-amerikane-kujton-viktimat-mbajne-nje-minute-heshtjeje"

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 16:23

Sulmi terrorist i 11 shtatorit – Ambasada amerikane kujton viktimat, mbajnë një minutë heshtjeje

Lajme

Gazeta Express

11/09/2025 16:23

Stafi i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga e ngarkuara me Punë Anu Prattipati, kanë kujtuar viktimat e sulmit terrorist të 11 shtatorit, duke nderuar jetët e humbura dhe trimërinë e ndihmësve të parë.

Në njoftimin e ambasadës amerikane theksohet se stafi u mblodhën për një moment solemn heshtjeje.

‘‘Sot, më 11 shtator, komuniteti i Ambasadës së SHBA-së u bashkua për të nderuar jetët e humbura dhe trimërinë e ndihmësve të parë më 11 shtator. Njësia e Rojës së Sigurisë së Marinës udhëhoqi një ngjitje përkujtimore nëpër shkallë, ndërsa kolegët nga e gjithë misioni u mblodhën më vonë për një minutë solemn heshtjeje – duke qëndruar të bashkuar në përkujtim”, thuhet në postim.