Sulmi në Tajlandë: Gjendet i vdekur i dyshuari, raportohet se ka vrarë veten dhe familjen e tij pas rastit - Gazeta Express
string(104) "sulmi-ne-tajlande-gjendet-i-vdekur-i-dyshuari-raportohet-se-ka-vrare-veten-dhe-familjen-e-tij-pas-rastit"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2022 12:50

Sulmi në Tajlandë: Gjendet i vdekur i dyshuari, raportohet se ka vrarë veten dhe familjen e tij pas rastit

Lajme

Gazeta Express

06/10/2022 12:50

I dyshuari për sulmin në një qendër ditore në Tajlandë ku mbetën të vrarë të paktën 31 persona u gjet i vdekur.

Mediat raportojnë se i armatosuri njëherësh një ish-oficer ka qëlluar vetën, derisa thuhet se ai gjithashtu ka vrarë gruan dhe fëmijët.

Lexo Edhe:

Sipas raportimeve thuhet se në mesin e viktimave janë 23 fëmijë.

Policia tajlandeze më herët në faqen e saj në Facebook e kishte identifikuar autorin si një 34-vjeçar Panya Kamrab.

Të shtënat në masë janë të rralla në Tajlandë, ndonëse shkalla e posedimit të armëve është e lartë në krahasim me disa vende të tjera të rajonit dhe armët ilegale janë të zakonshme.