string(75) "sulmi-ne-graz-te-austrise-mes-viktimave-6-vajza-dhe-3-djem-autori-21-vjecar"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 15:42

Sulmi në Graz të Austrisë: Mes viktimave 6 vajza dhe 3 djem, autori 21-vjeçar

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 15:42

Ministri i Brendshëm i Austrisë ka konfirmuar se në mesin e viktimave që mbetën të vrarë në sulmin në një shkollë të mesme në Graz, janë gjashtë vajza dhe tre djem.

Sipas mediave të huaja, autori i cili ka kryer vetëvrasje pas sulmit, ishte një 21-vjeçar nga zona e Grazit.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se edhe 12 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërsa hetimet për motivin e ngjarjes vijojnë ende.

Kancelari austriak Christian Stocker ka shpallur një periudhë zie kombëtare tre-ditore që nis nesër, me një minutë heshtje në orën 10:00, në nder të viktimave të masakrës. Ndërkohë, edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka ngushëlluar popullin austriak për viktimat. Ajo ka thënë se Kosova qëndron me Austrinë në këtë kohë të dhimbshme, ndërsa uroi për shërim të plotë të të lënduarve nga këto të shtëna. 

“Sulmi i tmerrshëm i sotëm në një shkollë në Graz të Austrisë është rrënues. Shkollat ​​duhet të jenë vende ku fëmijët ëndërrojnë, mësojnë dhe rriten, jo vende dhune dhe terrori. Me mendje jemi me familjet që humbën kaq herët të dashurit dhe qëndrojmë pranë popullit të Austrisë gjatë kësaj kohe të dhimbshme. Lutemi për shërim të plotë për të lënduarit dhe shërim në ditët në vijim”, ka shkruar Osmani në X.

Të shtënat ndodhën në shkollën e mesme Dreierschützengasse në qytetin e dytë më të madh të Austrisë, Graz, rreth orës 10:00 me orën lokale.