Sulmi ndaj Top Channel, “Range Roveri” i autorëve në duar të ekspertëve, targat të vjedhura një muaj më parë - Gazeta Express
string(104) "sulmi-ndaj-top-channel-range-roveri-i-autoreve-ne-duar-te-eksperteve-targat-te-vjedhura-nje-muaj-me-pare"

Shqiperi

Gazeta Express

27/03/2023 12:16

Sulmi ndaj Top Channel, “Range Roveri” i autorëve në duar të ekspertëve, targat të vjedhura një muaj më parë

Shqiperi

Gazeta Express

27/03/2023 12:16

Makina që dyshohet se është e autorëve që sulmuan gjatë natës rreth orës 01:00 godinën e Top Channel, duke lënë të vdekur rojën e sigurisë Pal Kola 60 vjeç, u gjet e djegur disa orë më pas ngjarjes në autostradën e Kavajës.

Mësohet se makina dhe targat ishin të vjedhura. Këto të fundit, janë vjedhur një muaj më parë.

Lexo Edhe:

“Range Rover” është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave. Në makinë ndodheshin dy armë kallashnikovë, me të cilat autorët ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri pumbash drejt godinës së televizionit kombëtar.

Armët janë dërguar në laboratorin shkencor për t’u krahasuar me të dhënat e policisë nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.