Sulmi ndaj Top Channel, gazetari plas deklaratën: Çfarë bëri familja e Vjollca Hoxhës për të shmangur rrezikun - Gazeta Express
string(108) "sulmi-ndaj-top-channel-gazetari-plas-deklaraten-cfare-beri-familja-e-vjollca-hoxhes-per-te-shmangur-rrezikun"

Sulmi ndaj Top Channel, gazetari plas deklaratën: Çfarë bëri familja e Vjollca Hoxhës për të shmangur rrezikun

Shqiperi

Gazeta Express

27/03/2023 22:35

Artan Hoxha e ka quajtur sulmin ndaj Top Channel me kallashnikov, një ngjarje “tipike mafioze”, një mesazh ndaj pronarëve të televizionit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se mesazhi nuk duket të ketë qenë ndaj gazetarëve apo punonjësve, por ka dashur të tregojë se agresorët nuk pyesin as për shtetin, duke goditur një televizion pranë qeverisë.

Lexo Edhe:

Hoxha foli gjithashtu për familjen Hoxha, aksionerët e televizionit Top Channel, duke deklaruar se ato kanë qenë gjithmonë të shoqëruara nga badigardë dhe sipas tij “ose janë kërcënuar në të shkuarën, ose kanë nuhatur rrezikun”.

“Me aq sa kam informacion, ato (familja Hoxha) edhe më përpara kanë lëvizur të shoqëruara me eskortë sigurie.  Kanë qenë të shoqëruara, sepse ose kanë qenë nën kërcënim, ose kanë nuhatur rrezik. Dua të kujtoj një skenë, kam qenë në një lokal dhe në tavolinë kisha tre vetë, dy aksionëre, një në Digitalb dhe një në Top Channel dhe të tre ishin me eskortë, vetëm unë isha me duar në xhepa. A ka patur? Nuk më cudit.

Me botuesit ka patur vazhdimisht probleme. Sot Top Channelit i ka vajtur një grup të FNSH. Sa është vlerësuar ky kërcënim? Në këto kushte nuk ka zgjidhje tjetër, përvec bashkëpunimi me agjensitë e zbatimit të ligjit.

Kjo ngjarje ishte qartazi një kërcënim. Nuk synonte të eleminonte askënd fizikisht. Ky është rast tipik mafioz. Ky kërcënim ka dy drejtime, një ndaj objektit kryesor dhe drejtimi i dytë, për të treguar se nëse të kanë dhënë garanci nga pushteti, po të tregojmë se këtë garanci e ke kot sepse ne nuk pyesim as për pushtetin”, tha Hoxha.