Sulmi ndaj tij, kryeinspektori Fazliu: Njëri mungon në gjyq se shkoi në Qabe, tjetri pozon në veturë të policisë - Gazeta Express
string(109) "sulmi-ndaj-tij-kryeinspektori-fazliu-njeri-mungon-ne-gjyq-se-shkoi-ne-qabe-tjetri-pozon-ne-veture-te-policise"

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 16:25

Sulmi ndaj tij, kryeinspektori Fazliu: Njëri mungon në gjyq se shkoi në Qabe, tjetri pozon në veturë të policisë

Lajme

Gazeta Express

19/09/2025 16:25

Kryeinspektori i Punës, Nexhat Fazliu, që ishte sulmuar në prill të vitit 2020 për shkak të një gjobe që kryeinspektorati kishte caktuar ndaj një biznesi në komunën e Mitrovicës, ai ka rrëfyer në emisionin “Kosova Live’’ se duhej të paraqitej sot në seancë, por edhe kjo, për të disatën herë ka dështuar.

“Seancat kanë dështuar, cdo herë ka munguar një person, një person. Një herë në njërën prej herave, në vitin 2022, një nga të akuzuarit nuk është përgjigjur, sipas informatave që kam pasë, ka qenë ilegalisht në shtetet e Evropës. Në atë seancë, gjyqtarja ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar, por me sa e di, ai fletarrest kurrë nuk është futur në sistem dhe ai person është kthyer në Kosovë. Është mbajtur një seancë, më pas ka munguar shtytësi me një të akuzuar. Kanë munguar sepse kanë shkuar në Qabe. Gjykata jonë prapë e ka shtyrë seancën dhe që nga ajo kohë, gati dy vite nuk është mbajtur gati asnjë seancë”.