Sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviq, Simiq arrin në gjykatë - Gazeta Express
string(57) "sulmi-ndaj-gazetareve-ne-leposaviq-simiq-arrin-ne-gjykate"

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 13:42

Sulmi ndaj gazetarëve në Leposaviq, Simiq arrin në gjykatë

Lajme

Gazeta Express

09/10/2025 13:42

Nënkryetari i Listës Serbe, Sllavko Simiq, dhe Urosh Vukasinoviq kanë arritur tashmë në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, raporton Ekonomia Online.

Ata do të ulen në bankën e të akuzuarve për sulm ndaj gazetarëve në Leposaviq.

Seanca për shqyrtimin fillestar ishte paraparë të mbahej me 18 shtator, mirëpo e njëjta ishte shtyrë për sot, pas ankesave të avokatëve të të akuzuarve, të cilët pretenduan se njëri nga klientët nuk ka pranuar fare shkresat nga prokurori, ndërsa tjetri i ka pranuar vetëm pjesërisht.