Dhuna ndaj biznesmenit grek në Mykonos, arrestohet shqiptari, ndihmoi autorin - Gazeta Express
string(59) "sulmi-ndaj-biznesmenit-grek-ne-mykonos-arrestohet-shqiptari"

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2022 9:24

Dhuna ndaj biznesmenit grek në Mykonos, arrestohet shqiptari, ndihmoi autorin

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2022 9:24

Emigranti shqiptar që kqa ndihmuar në arratisjen e autorit që rrahu brutalisht një biznesmen grek në Mykonos rreth tre javë më parë është arrestuar në Greqi.

Ai i ka mohuar akuzat në polici, ndërsa mediat greke raportojnë se nga hetimet u gjet dhe u sekuestrua makina me të cilën largoi autorin 31-vjeçarari pasi dhunoi biznesmenin.

Lexo edhe: Dhuna ndaj biznesmenit në Mykonos, i përfshirë edhe shqiptari, si u arratis me “ortakun” grek

Biznesmeni grek, në dëshminë e tij ka thënë se autorët kishte veshur doreza të zeza dhe xhaketë të zezë. Ai tha se goditjet ishin të forta dhe se autori kishte për qëllim ta vriste. Sipas zougkla.gr 32-vjeçari me origjinë shqiptare është person i njohur për autoritete greke.

Rrjetet e bandave në Mykonos duket se kanë dalë jashtë kontrollit me grabitje dhe rrahje të qytetarëve në mesditë.