string(74) "sulmi-me-raketa-i-indise-ne-pakistan-se-paku-2-te-vrare-dhe-12-te-plagosur"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 23:36

Sulmi me raketa i Indisë në Pakistan, së paku 2 të vrarë dhe 12 të plagosur

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 23:36

Një vlerësim i parë i dëmeve nga goditjet e raketave indiane tregon se të paktën dy persona humbën jetën dhe 12 të tjerë u plagosën nga sulmet me raketa të Indisë në territorin që kontrollohet nga Pakistani, ka thënë një zëdhënës i ushtrisë së Pakistanit.

Kotli, Ahmedpur East në Bahawalpur, Bagh, Muzaffarabad dhe Muridke ishin goditur në sulm, ka thënë gjeneral-majori Ahmed Sharif Chaudhry për Geo News, sipas raportit të gazetës Dawn.

“Në Ahmedpur East, kemi informacion për vdekjen e një fëmije dhe 12 të plagosur… Dy civilë janë martirizuar në Kotli”, tha ai.

“E dimë që një xhami është goditur [në Ahmedpur]; një municion ka rënë në një shtëpi afër saj… Prindërit dhe një fëmijë janë bllokuar dhe janë duke u shpëtuar”, përfundon zëdhënësi i ushtrisë në Pakistan.