“Sulmi më i madh ndaj Republikës”, zyrtari i IKD paralajmëron për pasojat e moszbatimit të aktgjykimit - Gazeta Express
string(99) "sulmi-me-i-madh-ndaj-republikes-zyrtari-i-ikd-paralajmeron-per-pasojat-e-moszbatimit-te-aktgjykimit"

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 6:58

“Sulmi më i madh ndaj Republikës”, zyrtari i IKD paralajmëron për pasojat e moszbatimit të aktgjykimit

Lajme

Gazeta Express

14/08/2025 6:58

Melos Kolshi nga IKD ka theksuar rëndësinë e respektimit të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

Ai theksoi se Gjykata nuk mund t’i detyrojë deputetët në mënyrë të detyrueshme, por vetëm mund t’i kërkojë atyre të votojnë pro ose kundër dhe të marrin pjesë në seancë, duke mos lejuar mungesën e tyre si një formë bllokade.

Kolshi paralajmëroi se mosrespektimi i këtij aktgjykimi përbën sulmin më të madh që mund t’i bëhet Republikës së Kosovës.

“Gjykata Kushtetuese nuk do t’i detyrojë deputetët në asnjë mënyrë apo formë. Nuk ka imponime, por vetëm kërkesën që ata të votojnë pro ose kundër, të shkojnë në Kuvend dhe të mos mungojnë. Një sulm direkt ndaj rendit kushtetues të Kosovës, një sulm që i bëhet kornizave ligjore. Mosrespektimi i aktgjykimit e dëmton direkt funksionimin demokratik dhe kushtetues. Ky është sulmi më i madh që mund t’i bëhet republikës sonë,” tha ai./RTV21