Sulmi me armë Manhattan ku u vranë tre civilë e një polic, autori një 27 vjeçar nga Las Vegas - Gazeta Express
string(93) "sulmi-me-arme-manhattan-ku-u-vrane-tre-civile-e-nje-polic-autori-nje-27-vjecar-nga-las-vegas1"

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 9:08

Sulmi me armë Manhattan ku u vranë tre civilë e një polic, autori një 27 vjeçar nga Las Vegas

Lajme

Gazeta Express

29/07/2025 9:08

Katër persona, përfshirë një oficer të Policisë së Nju Jorkut, kanë humbur jetën pas një sulmi të armatosur të ndodhur mbrëmjen e së hënës në një ndërtesë shumëkatëshe në zonën Midtown të Manhattanit.

Sipas autoriteteve amerikane, autori i ngjarjes hyri në godinën e biznesit rreth orës 18:30 me orën lokale, i armatosur me një pushkë të tipit MR. Ai hapi zjarr fillimisht në hollin e ndërtesës dhe më pas në një nga katet e sipërme, përpara se të vetëvritej.

Ngjarja shkaktoi panik në qendër të qytetit më të populluar të Shteteve të Bashkuara. Kalimtarët vrapuan për t’u strehuar, ndërsa punonjësit brenda ndërtesës improvizuan mbrojtje duke grumbulluar karrige dhe mobilje për të bllokuar dyert gjatë kohës që fshiheshin nëpër zyra.

Autori është identifikuar si Shane Devon Tamura, 27 vjeç, me origjinë nga Las Vegasi. Motivet e tij mbeten ende të paqarta.

Mes viktimave është edhe oficeri i Policisë së Nju Jorkut, Didarul Islam, i cili po shërbente si punonjës sigurie në ndërtesë në momentin e ngjarjes. Tre viktimat e tjera nuk janë identifikuar ende.