Sulmi kibernetik në sistemin e IT në Kuvend, reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike - Gazeta Express
string(95) "sulmi-kibernetik-ne-sistemin-e-it-ne-kuvend-reagon-autoriteti-kombetar-per-sigurine-kibernetike"

Lajme

Gazeta Express

10/03/2026 14:00

Sulmi kibernetik në sistemin e IT në Kuvend, reagon Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike

Lajme

Gazeta Express

10/03/2026 14:00

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik me të cilin u përball këtë të martë administrata e Kuvendit në sistemin IT.

Në reagim njoftohet se Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ngritur grupin e punës për analizimin e rastit dhe ekipet ndodhen në terren duke kryer analizën teknike.

“Gjatë ditës së sotme është raportuar një sulm kibernetik që lidhet me postën elektronike të Kuvendit të Shqipërisë. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka ngritur grupin e punës për analizimin e rastit dhe ekipet ndodhen në terren duke kryer analizën teknike, si dhe duke ndërmarrë hapat e nevojshëm lidhur me këtë situatë. Informacione të mëtejshme do të bëhen publike pas përfundimit të vlerësimit teknik”, thuhet në njoftim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement