Sulmi i SHBA’së ndaj Iranit, Burim Ramadani : Kosova të rrisë sigurinë, Serbia mund të synojë destabilizim - Gazeta Express
string(101) "sulmi-i-shbase-ndaj-iranit-burim-ramadani-kosova-te-rrise-sigurine-serbia-mund-te-synoje-destabilizim"

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 10:24

Sulmi i SHBA’së ndaj Iranit, Burim Ramadani : Kosova të rrisë sigurinë, Serbia mund të synojë destabilizim

Lajme

Gazeta Express

28/02/2026 10:24

Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit ndërkombëtare, duke bërë thirrje për rritje të vigjilencës së sigurisë në Kosovë.

Përmes një postimi, Ramadani thekson se Kosova duhet të ngritë nivelin e kujdesit institucional dhe të sigurisë, në dritën e krizës së rëndë botërore që, sipas tij, nisi sot në mëngjes me sulmin ushtarak të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ndaj Irani.

Ai paralajmëron se në situata të tilla të tensionuara globale, shtete që i quan “batakçi”, si Serbia, mund të synojnë zbatimin e planeve destabilizuese në rajon.

“Në kriza të rënda botërore, sikurse është kjo që filloi sot në mëngjes me sulmin ushtarak të SHBA-ve dhe Izraelit ndaj Iranit, shtetet batakçi sikurse Serbia mund të synojnë zbatimin e planeve destabilizuese në rajon. Në situata të këtilla, kujdesi për sigurinë e shtetit është primar”, ka shkruar Ramadani.

Advertisement
Advertisement
Advertisement