Gjykata Themelore në Prishtinë u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji tre personave të dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli.
Të dyshuarit janë Gramos Krasniqi, Bajram Hajdari dhe Auron Duplaku, të cilët sipas dyshimeve kanë sulmuar fizikisht gazetarin.
Lajmin për caktimin e paraburgimit e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas vendimit të gjykatës, masa e paraburgimit është caktuar për një periudhë prej 30 ditësh, derisa hetimet lidhur me rastin po i vazhdon Prokuroria Themelore në Prishtinë.