Dy nga personat e plagosur afër sinagogës në Manchester dhe autorit kanë vdekur, njofton policia atje.
Vdekja e autorit, të cilin e qëlloi policia, ende nuk mund të konfirmohet, raporton The Guardian.
Kjo për shkak të çështjeve të sigurisë që lidhen me “sendet e dyshimta në trupin e tij”. Njësia e çaktivizimit të bombave është thirrur dhe është në vendngjarje.
Tre persona të tjerë mbeten në gjendje të rëndë, tha policia në një deklaratë.