Sipas vlerësimeve të ekspertëve të inxhinierisë, sulmet me dronë nga Rusia kanë shkaktuar dëme me vlera milionëshe në Çernobil.
The Guardian raporton se një dron Shahed në vlerë prej 75,000 funte, ka dëmtuar strukturën e përmbajtjes mbi reaktorin bërthamor, në vlerë prej 1,5 miliardë euro.
Kujtojmë se edhe në sulmet ruse në muajin shkurt, edhe pse nuk kishte ndonjë reaksion të menjëhershëm radiologjik, ishte dëmtuar po e njëjta strukturë e ndërtuar në vitin 2017. Ndërkohë, tani pas sulmit të fundit raportohet se mund të duhen muaj, nëse jo vite për ta riparuar plotësisht, dhe thuhet se ka mundësi që kostot riparuese të mbulohen nga qeveritë perëndimore.
Kujtojmë se shtëpia e mbetjeve të një reaktori bërthamor që doli jashtë kontrollit dhe shpërtheu në prill të vitit 1986, Çernobili, është afër kufirit me aleatin e Rusisë, Bjellorusinë. Vendi u pushtua nga ushtarët rusë qysh në shkurt të vitit 2022 dhe ka mbetur në vijën e frontit pasi Ukraina e rimorri po në prill të atij viti.